Veseli në Marinë: Formimi i ushtrisë në çështje ditësh

Premte, 05 October 2018 12:46

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, u shpreh i emocionuar gjatë inaugurimit të Kompleksit Memorial në Marinë.

Ai kujtoi disa prej heronjve që kanë rënë gjatë luftës në Kosovë, duke i quajtur trima.

‘Është e natyrshme që të gjithë kemi emocione në këto momente kur e kujtojmë Ilazin njërin nga themeluesit e UÇK-së por edhe Presidentin që i thanë Serbisë jo. Të përkujtosh Abedin Rexhën, është mënyrë e veçantë sepse ai tha Serbisë jo, për këtë duhet të jetë krenar e gjithë Drenica dhe Kosova’.

‘Këtu Mujë Krasniqi, gjithë ata që e njohin, ka qenë një hero i vërtetë sa ka qenë gjallë, s’ka pasur vend që nuk ka qenë ai. I tillë ka rënë edhe në altarin e lirisë, për t’i thënë jo kufirit mes shqiptarëve’, deklaroi ai.

‘Rasimi i cili poashtu ditën që u rivarros ka qenë  buzëqeshur edhe atë ditë kur ka rënë ka rënë duke buzëqeshur sepse ka qenë trim. Mirëpo, Kosova ka edhe djem të fortë të cilët kanë mbetur gjallë’, shtoi Veseli.

‘Kjo është liria jonë, shteti jonë e ardhmja jonë. Nuk duhet ta lejojmë që të cenohet kjo liri, duhet të punojmë edhe më shumë, duke qëndruar përballë një fuqie e cila nuk është vetëm ushtarake por edhe diplomatike’, tha ai.

‘Ajo çka na duhet është të jemi të bashkuar mes vete sepse kjo është e shenjtë, kemi dhënë shumë sakrifica, duhet të punojmë edhe më shumë që të ecim përpara. Është çështje ditësh transformimi i UÇK-së në ushtri të Kosovës. Lavdi UÇK-së dhe luftëtarëve’, përfundoi Veseli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...