Juncker: Mund të ketë luftë të re në Ballkan, integrimin po e vonojnë kufijtë

Premte, 05 October 2018 15:00

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregoj seriozitet sa i përket çështjes së Ballkanit Perëndimor, duke shprehur shqetësimet e tij se në këtë rajon të Ballkanit mund të ri ndizet përsëri një konflikt i njëjtë me atë të viteve 90-ta.

“Nëse në këtë peizazh shumë kompleks të Evropës nëse krijojmë përshtypjen se nuk jemi serioz në lidhje me perspektiven evropiane dhe pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE, më vonë ose ndoshta edhe më herët, do të përjetojmë atë që ndodhi në Ballkan në vitet 1990”, ka deklaruar Juncker në fjalimin e tij të mbajtur në një organizim të quajtur “Për një Evropë Politike Botërore”, raporton gazeta gjermane ‘Die Presse’.

Megjithatë sipas tij rruga për integrim të Ballkanit Perëndimor në  BE është ende e gjatë. “Sido që të jetë futja e vendeve të Ballkanit Perëndimor si (Bosnja, Shqipëria, Serbia , Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova) në Bashkimin Evropian do të zgjasë shumë” ka shtuar ai.

Sipas tij progresi që po bëjnë këtë vende për anëtarësim nuk është i mjaftueshëm.

“Në disa vende ka progres, megjithatë ai progres nuk është i mjaftueshëm”, ka deklaruar tutje Juncker.

Juncker thotë se deri në vitin 2025 nuk do të mund të anëtarësohet Ballkani Perëndimor si tërësi në Bashkimin Evropian, si pasojë e konflikteve që kanë këto shtete të rajonit me kufijtë.

Çështja e kufijve është ri aktualizuar së fundi, pas prezantimit të idesë së Hashim Thaçit për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjë që u kundërshtua fuqishëm.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se prekja e kufijve do të nënkuptonte luftë, ndërkohë edhe shumë ish-diplomatë të cilët e njohin brishtësinë e Ballkanit Perëndimor kanë thënë se çdo prekje e kufijve do kishte pasoja fatale për rajonin

Modifikuar më Premte, 05 October 2018 16:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...