Pacolli shprehet optimist për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

E Enjte, 11 October 2018 22:11

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e vlerësoi si sukses të madh të diplomacisë kosovare anëtarësimin e Kosovës si anëtare e asociuar në Organizatën e Frankofonisë.

“Konsideroj se eventi i Erevanit është më i madhi pas OKB-së. Ka qenë një frekuentim i madh i bashkësisë ndërkombëtare dhe të jesh në mesin e tyre, të konsiderohesh si shtet i barabartë në mesin e këtyre shteteve, është arritje e madhe për Kosovën. Kjo organizatë ka disa rregulla. Së pari duhet të jesh një mbështetës i kësaj organizate për të qenë vëzhgues i saj. Më pas duhet të kalojnë disa vite, ndoshta një decenie, që të kalosh në gradën tjetër. Ne kemi pasur fatin që brenda katër vjetësh nga vëzhgues të jemi anëtar i asociuar. Nga sot e tuje do ta kemi më të lehtë që Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota”, ka thënë Pacolli në një intervistë për Klan Kosova.

Kryediplomati kosovar gjithashtu ka bërë të ditur se në këtë ngjarje vazhdimisht ka pasur pengesa nga Serbia.

“Serbia gjithmonë ka qenë obstruktive. Në mbledhjen e ministrave dje dhe pardje, ajo e ka kundërshtuar fuqishëm prezencën e Kosovës në sallë. Ata kanë thënë se gjoja po politizohet Konferenca e Frankofonisë. Megjithatë një gjë e tillë nuk na bën përshtypje”, shpjegoi Pacolli.

Pacolli po ashtu është shprehur optimist në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, pasi siç ka thënë ai diplomatët kosovarë vazhdimisht kanë lobuar për këtë anëtarësim, gjë që ka vazhduar edhe gjatë qëndrimit të tij në Erevan të Armenisë.

“Jemi takuar me shumë shefa të shteteve të ndryshme, me kryeministrin e Kanadasë, kemi lobuar për votë në nëntor. Kemi biseduar me të gjitha shtetet, pa marrë parasysh a na kanë njohur apo jo, për votën e nëntorit në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Unë nuk besoj që ka një shtet në botë që nuk e di se Kosova është në agjendën e Samitit Ndërkombëtar të INTERPOL-it këtë vit. Të gjithë e dinë dhe mund t’ju them se kemi arsye të jemi të inkurajuar që do të kemi sukses në nëntor”, tha Pacolli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...