“Rusia nuk dëshiron marrëveshje me Kosovën, Serbia në mes dy zjarreve”

Hënë, 15 October 2018 10:46

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliç beson se Rusia nuk dëshiron marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Prandaj sipas saj, Serbia tani është në mes të dy zjarreve. Ajo ka shtuar se bashkëpunimi me Rusinë do të varet nga mbështetja e administratës Trump.

Në një intervistë në “Radio Kosova 2” në gjuhën serbe, duke komentuar rezultatet e vizitës së fundit në Moskë të Presidenti të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ajo tha se pavarësisht informatave të pamjaftueshme zyrtare rreth takimit, është e qartë se Rusia nuk dëshiron një lëvizje në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net.

Siç thotë ajo, sa më shumë të zgjasë zvarritja e marrëveshjes së Beogradit dhe Prishtinës, jepet mundësia për “ndërhyrje të Rusisë”.

“Këto interesa shërbejnë kryesisht për të minuar dhe diskredituar politikat evropiane në rajon. Prandaj Serbia është e vendosur në mes të dy zjarreve,” ka thënë ndër të tjera Miliç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...