Haradinaj: Aleanca e Kosovës me NATO-në, e përjetshme

E Enjte, 18 October 2018 18:25

Të përjetshme aleancën mes Kosovës dhe NATO-së e ka cilësuar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Këto deklarata ai i ka bërë gjatë ushtrimit “Shpata e Argjendtë 18-2”, raporton “Zëri.info”.

Haradinaj është zotuar që Kosova do të vazhdojë që me përkushtim të vazhdojë njohuritë dhe ekspertizën e trashëguar nga miqtë ndërkombëtarë.
“Ndjenjë e jashtëzakonshme të jesh dëshmitar i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të koordinuar ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës, KFOR-it, NALT-it dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare në vendin tonë, që janë treguesi më i mirë se qytetarët e Kosovës janë të sigurt dhe të mbrojtur përballë çfarëdo sfide. Sot kisha kënaqësinë e veçantë të jem i pranishëm gjatë ushtrimit “Shpata e Argjendtë 18-2”, me ç’rast falënderova komandatin e KFOR-it, gjeneralin Cuocci, për angazhimin dhe punën e tij të suksesshme në udhëheqjen e këtij misioni. Kosova do t’i vazhdojë me përkushtim njohuritë dhe ekspertizen që ka trashëguar nga miqtë e saj në garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e paqes. Aleanca e Kosovës me NATO-n është e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”. /ZËRI

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...