Zëv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit sot Prishtinë do të takojë drejtuesit me të lartë të Kosovës

Tuesday, 23 October 2018 10:52

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer pritet të takojë këtë të martë në Prishtinë udhëheqësit më të lartë të Kosovës.

Vizita e tij në Prishtinë zhvillohet në kuadër të një turneu diplomatik në rajon. Palmer pritet të zhvillojë takime të ndara me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Kjo vizitë po realizohet në kohën kur institucionet vendore po miratojnë legjislacionin e nevojshëm për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një Forcë me kapacitete shtesë, si dhe në kohën e debateve rreth përfaqësimit të Kosovës në fazën përfundimtare të bisedimeve me Serbinë.
Të hënën, Palmer qëndroi në Shkup. Ai e cilësoi si “kthesë historike” vendimin e deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë për të votuar ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.
Paraprakisht në Beograd, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shohin “mundësinë historike” dhe të arrijnë marrëveshje, përmes së cilës “të dyja palët do të ishin fituese”.
“Nëse dikush është fitues dhe tjetri humbës, atëherë askush nuk fiton”, ka thënë Palmer në Beograd, gjatë adresimit në Forumin e Sigurisë “Fuqizimi i vendeve të Ballkanit”. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara e kuptojnë shqetësimin për mundësinë që ndryshimi i kufijve të përbëjë krizë në vendet e tjera në rajon, mirëpo ka theksuar se konflikti i pazgjidhur dhe i ngrirë “rrezikon gjithashtu stabilitetin e rajonit”.

Modifikuar më Tuesday, 23 October 2018 10:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...