FOTO/ Zbardhet vrasja e shqiptarit në Australi, në pranga edhe një femër

E Enjte, 25 October 2018 10:26

Tre persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e shqiptarit më 12 tetor në Australi. Dy prej personave të rënë në pranga janë 23-vjeçari Matt Tenhoopen dhe 20-vjeçarja Bridie McCormack.

Mediat australiane shkruajnë se shqiptari i ekzekutuar në banesën e tij është identifikuar si 46-vjeçari Urim Gjabri.

Image result for Urim Gjabri

Sipas policisë dy të arrestuarit janë pjesë e një bande kriminale të përfshirë dhe në vrasje të tjera. Vajza e arrestuar, 20-vjeçarja Bridie, ka ndihmuar vrasësin të futet në banesë dhe të ekzekutojë shqiptarin. Disa ditë më parë, më 21 Tetor u arrestua për këtë ngjarje edhe Aaron Donald Carver 35 vjeç, i akuzuar për vrasje.

Image result for Aaron Donald Carver

Shqiptari Urim Gjabri u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij më 12 tetor në zonën e Para Vista. Policia dyshon se ai mund të jetë vrarë rreth orës 01:00 të mëngjesit të 9 tetorit. 46-vjeçari Gjabri jetonte me qira për rreth 6 muaj në atë banesë.

Image result for Aaron Donald Carver

Dyshohet se shkak i vrasjes së 46-vjeçarit mund të ketë qenë prishja e pazareve të drogës. Në shtëpinë e viktimës u gjetën disa bimë kanabisi të kultivuara aty. Lënda narkotike ishte marrë nga autorët e dyshuar pasi kishin ekzekutuar shqiptarin.Image result for Aaron Donald Carver

Vrasësi dhe bashkëpunëtorët u arratisën nga vendngjarja me makinën e viktimës, e cila u gjet e braktisur nga policia në një tjetër rrugë në atë zonë. Policia dyshon se edhe viktima Urim Gjabri ka qenë pjesë e një grupi kriminal në Murrai Brigde.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...