Gjykata e Strasburgut dënon Italinë se trajtoi keq kryemafiozin

E Enjte, 25 October 2018 18:49

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dalë në konkluzion që Italia ka shkelur të drejtat e “bosit të bosëve ” të Mafias, Bernardo Provenzano, për aplikimin ndaj tij të regjimit të ashpër special të burgimit, në ditët e fundit të jetës së tij.

Gjykata vendosi të enjten se Italia nuk ishte e justifikuar në aplikimin e kushteve strikte të burgut vetëm disa muaj përpara vdekjes së Provenzano-s, krahut të djathtë të Toto Riinës, prandaj dhe vendosi ta dënonte me 176 mijë euro gjobë për trajtimin jo njerëzor Bernardo Provenzano.

Provenzano, i cili udhëhoqi klanin e fuqishëm të mafias korleoneze, vdiq në qershor 2016 në moshën 83-vjeçare pas një dekade në burg, tri vitet e fundit ishte i shtruar nga sëmundja. Avokatët e Provenzano argumentuan pa sukses që kushtet e tij të lehtësoheshin për shkak të shëndetit të dobët të klientit.

Vendimi të enjten solli një reagim të menjëhershëm nga zëvendëskryeministri italian Luigi Di Maio, i cili tha se “sjelljet çnjerëzore ishin ato të Provenzano”.

Provenzano ishte duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për disa vrasje, duke përfshirë edhe vrasjen e dy gjyqtarëve në vitin 1992. Ai njihej me nofkën “Traktor” dhe udhëhoqi mafian pas pas vitit 1993, pas arrestimit të ish-bosit Salvatore “Toto” Riina.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...