Kosovë, 39 persona të dënuar për krime lufte pas përfundimit të luftës

Premte, 26 October 2018 09:32

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë tha se që nga tetori i vitit 1999 janë dënuar 39 persona për krime lufte.

Kjo shifër u bë e ditur gjatë publikimit të një pasqyre të gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë gjatë periudhës 1999-2018, ku janë zhvilluar 48 gjykime për krimet e luftës në vend me gjithsej 111 persona të akuzuar.

Prej tyre 25 lëndë janë ndaj serbëve, 19 ndaj shqiptarëve, 3 lëndë ndaj malazezëve dhe një ndaj komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.

“Në 19 lëndë ndaj shqiptarëve kemi 61 të akuzuar, prej tyre 23 të liruar, 34 të dënuar, dy janë në arrati dhe 2 janë momentalisht në process. Te 25 lëndë ndaj serbëve, kemi 44 të akuzuar, 13 persona të liruar, 4 të dënuar dhe 24 në arrati. Kemi tri lëndë ndaj pjesëtarëve malazias, ku në total janë të akuzuar pesë malazezë dy janë të liruar, një është dënuar dhe dy janë të arratisur”,- tha Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.

Çështja e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë vazhdon të mbetet një nga sfidat më të mëdha të vendit.

Parlamenti i Kosovës miratoi të enjten projektligjin në parim për gjykimin në mungesë për krime lufte, që sipas deputetëve, do t’i mundësojë organeve të drejtësisë gjykimin dhe dënimin e autorëve të këtyre krimeve, edhe pa prezencën e tyre.

Mbi dhjetë mijë veta janë vrarë gjatë luftës në Kosovë që mori fund me ndërhyrjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s.

Ndërkaq, nuk dihet asgjë për fatin e mbi një mije e 600 personave që llogariten të zhdukur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...