Më shumë se 10 shtete të BE-së kundër liberalizimit të vizave me Kosovën

Hënë, 29 October 2018 09:38

Kosova po merr goditje të fortë nga një numër i madh i shteteve të Bashkimit Evropian në fazën e fundit të procesit të liberalizimit të vizave. Në takimet e mbajtura së fundi në Bruksel është bërë e ditur se janë më shumë se 10 shtete që e kundërshtojnë heqjen e vizave për Kosovën. Edhe ministrja Dhurata Hoxha ditë më parë ka bërë të ditur për “Zërin” se vendimi për heqjen e vizave mund të mos merret këtë vit, shkruan sot gazeta "Zëri".

Pritjet e qytetarëve të Kosovës kanë qenë që këtë vit të paktën të merret vendimi për liberalizimin e vizave për zonën Schengen.

Megjithatë, kjo nuk pritet të ndodhë pasi procesi i vendimmarrjes në kuadër të Bashkimit Evropian është bllokuar për shkak të hezitimit të shumë shteteve anëtare të këtij unioni. Në takimin e fundit të mbajtur nga ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, i njohur si COREPE, është dëshmuar se 12 ose 13 shtete të BE-së ende hezitojnë ta mbështesin një vendim të tillë.

Se vendimi nga institucionet e BE-së mund të mos merret gjatë këtij viti e ka konfirmuar ditë më parë edhe ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha për gazetën “Zëri”...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...