Protesta në Athinë, policia përleshet me nxënësit

Hënë, 29 October 2018 18:36

Nxënësit e shkollave të mesme dhe policia greke janë përleshur sot gjatë protestave masive në qendër të Athinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth një mijë demonstrues, kryesisht gjimnazistë, u mblodhën sot në sheshin Sintagma para Parlamentit të Greqisë për të protestuar për shkak të propozimit për ndryshimin e ligjit i cili parasheh ndryshime të caktuara të planit mësimor për arsimin e mesëm dhe regjistrimin pranues në fakultete.

Protestat filluan nën masa maksimale të sigurisë, ndërsa incidenti erdhi kur demonstruesit filluan të hedhin gurë dhe koktej molotovi ndaj policisë.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, ndërsa gjatë intervenimit morën pjesë edhe njësi speciale greke.

Gjatë trazirave, dëme materiale u shkaktuan në dyqanet dhe bankat, ndërsa demonstruesit ndezën zjarr nëpër rrugë dhe kontejnerët e plehrave.

Trazirat u përhapën shpejt në pjesët tjera të Athinës, ku shumë turistë kishin probleme për shkak të sasisë së madhe të gazit lotsjellës në ajër.

Gjimnazistët javën e kaluar protestuan në Athinë dhe okupuan selinë e Ministrisë së Arsimit dhe Çështjeve Fetare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...