Parlamenti i Kosovës pa konsensus rreth bisedimeve me Serbinë

E mërkurë, 31 October 2018 18:53

Për shumë orë me radhë, deputetët e parlamentit të Kosovës i bën thirrje njëri tjetrit për një konsensus rreth bisedimeve me Serbinë, në një seancë të jashtëzakonshme lidhur me sic thuhet angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në bisedimet Kosovë Serbi. Por, seanca vuri sërish në pah ndarjet e thella në skenën politike.

Kryetari i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se angazhimi i presidentit Thaçi është kundër kushtetues, kundër shtetit të Kosovës dhe dëmet tashmë janë të qarta.

"E para, është krijuar pasiguri e madhe qytetare, ekonomike dhe sociale si asnjëherë më parë. Vlerësimet tregojnë se pakënaqësia e qytetarëve ka arritur nivelin rekord, me mbi 80 për qind të qytetarëve që janë të pakënaqur me rrjedhat politike në Kosovë. E dyta, janë stopuar të gjitha aktivitetet e diplomacisë të Kosovës dhe të shteteve mike për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare", tha ai.

Zoti Hoti paraqiti propozimin për miratimin e një rezolute në të cilën thuhet se "territori i Republikës së Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe as presidenti i Kosovës, e askush tjetër, nuk ka mandat të negociojë për të".

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se bisedimet janë mënyra më e mirë për përmbushjen e synimeve të Kosovës, "por në asnjë mënyrë nuk do të lejohet cenimi i sovranitetit dhe i shtetësisë së Kosovës, i tërësisë tokësore dhe funksionimit unitar të shtetit dhe të kushtetutës së Kosovës".

"Të gjithë ata që sot spekulojnë për ndarje të Kosovës, për shkëmbime territoresh me Serbinë, pa asnjë bazë dhe pa asnjë fakt, janë duke shkaktuar qëllimshëm panik dhe huti në mesin e qytetarëve të Kosovës. Ne konsiderojmë se ngritja e kësaj teme të rrezikshme në diskursin e brendshëm politik, do ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut, duke krijuar argumente pikërisht në favor të atyre që dëshirojnë ndarjen e Kosovës", tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se presidentit të Kosovës duhet me çdo kusht t’i kufizohen temat për të cilat ai mund të bisedojë në Bruksel, meqë janë lëkundur sistemi politik dhe rendi kushtetues i shtetit.

"Kjo ja mundëson Serbisë që t'u thotë faktorëve ndërkombëtarë që për Kosovën diçka nuk është në rregull dhe që dialogu po vazhdon, prandaj kjo me të vërtetë i ngadalëson dhe i jep një goditje të pakthyeshme edhe procesit të njohjeve të Kosovës, sepse nëse krejt njohjet kanë ndodhur për shkak se Kosova po e kompleton shtetin e vet, tash për një moment edhe drejtimi politik i temave ndërron të cilat ne i flasim në Kosovë. Kjo është një favor i jashtëzakonshëm për Serbinë”, tha ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë verës kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve, përfshirë edhe mundësinë e prekjes së kufijve.

Këto ide nxitën reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi, por edhe në skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje që arrihet mes palëve dhe atyre që druajnë se prekja e kufijve, mund të nxisë lëvizje të ngjashme edhe në pjesët tjera të rajonit, që ende nuk është rimëkëmbur nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën në Minsk të Bjellorusisë, se janë duke u shqyrtuar të gjitha idetë, por ende nuk ka asnjë marrëveshje. Ai tha se nuk do të ketë kufij përgjatë vijave etnike, nuk do të ketë shkëmbim të popullatës në mes të dy vendeve dhe do të ruhet shpirti shumetnik dhe realiteti i Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka përsëritur për muaj të tërë se angazhohet për korrigjim kufiri që nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptarë në jug të Serbisë, me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, theksoi të mërkurën se ideja e tij për vënien e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, nuk është pritur mirë në Serbi dhe se për këtë arsye nuk ka dhënë hollësi rreth kësaj ideje duke e ditur reagimin e opinionit serb. Kufizimi ndërmjet dy popujve nënkupton ndarjen tokësore të Kosovës, përkatësisht që veriu i saj me shumicë serbe t'i bashkohet Serbisë.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimet në Bashkimin Evropian, i cili edhe ndërmjetëson bisedimet. Por, ndonëse ishte thënë se vjeshta mund të shënojë një periudhë takimesh të ngjeshura ndërmjet të dyja palëve, takimi i fillimit të shtatorit dështoi dhe tash për tash nuk ka asnjë lëvizje nga Brukseli.

Opozita në Kosovë ka ngritur dyshimin që presidenti Thaçi në Francë do të diskutojë për kufijtë e Kosovës, gjatë manifestimeve me rastin e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ku pritet të marr pjesë edhe presidenti i Serbisë. Presidenti Thaçi e ka hedhur poshtë çdo mundësi që të bisedohet në Paris, ndërsa presidenti serb, Vuçiç, tha të mërkurën se mund të ketë një takim me praninë e zyrtarëve të lartë perëndimorë, por nuk pritet të ketë asgjë me peshë në Francë.

Të dy presidentët pohojnë se janë larg ndonjë marrëveshjeje dhe nuk kanë pranuar të thonë nëse tashmë kanë hedhur në letër idetë që një pjesë e veriut të Kosovës, të shkëmbehet me një pjesë të luginës së Preshevës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...