Kuvendi i Kosovës nuk voton rezolutën për korrigjim të kufijve

E Enjte, 01 November 2018 13:12

Rezoluta për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është votuar nga partitë në mazhorancë në Kosovë, pasi sipas tyre nuk është arritur një dakordësim me opozitën. Nga 91 deputetë të pranishëm në Kuvend kanë votuar vetëm 50 prej tyre dhe të 50 kanë qenë pro rezolutës të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës .

Kundër Rezolutës ishin PDK, AAK dhe Nisma, ndërsa pro Rezolutës kanë votuar deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe PSD-së. Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se PDK-ja është lidhur me emrin e presidentit Thaçi.

“Mazhoranca po e mbron verbërisht presidentin. PDK është e lidhur me emrin e presidentit Thaçi. Vetëm se problemi është Hashim Thaçi janë edhe dallimet tona. Situata që ndodhemi ne tash kërkon masa preventive. Ato janë që presidentit me ja ndal qe të merret me atë temë”, tha ai, raporton Zëri.

Ndërsa, deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu tha se kjo parti do ta përkrahë sot rezolutën.

“Në shtator zoti Hoti më ka kontaktuar në lidhje me këtë rezolutë. Në atë kohë ne e kemi përkrahë edhe sot jam shprehë pro kësaj rezolute. Ne si PSD do të angazhohemi që Kuvendi të jetë institucioni në te cilin dialogu kthehet dhe ku merren vendimet”, tha ai.

Deputeti nga radhët e AAK-së Ahmet Isufi tha se nuk ka gatishmëri për të harmonizuar qëndrimet.

“Edhe pse u dakorduam të bëjmë një marrëveshje rreth harmonizimit të kësaj rezolute,nuk pat gatishmëri. Po vazhdojmë me avazin e vjetër duke u bllokuar në vetëm atë qe thonë vet. Ne kemi thënë që askush nuk ka te drejt të bisedoj për territorin e Kosovës. Unë konsideroj që është e kotë te flasim për unitet dhe për rezolutë të përbashkët dhe të pozicionohemi në atë qe themi unë apo tjetri”, tha ai.

Deputeti nga subjekti NISMA, Bilall Sherifi tha se opozita nuk ka pranuar të diskutoj.

” Të gjitha partitë e mazhorancës u dakorduam që pika e propozuar nga dy partitë opozitare të mbetet dhe të përforcohet. Ne ishim të gatshëm të heqim dorë edhe nga disa pika që i kemi propozuar gjatë ditës së djeshme. Ne erdhëm me pika qe ishim të gatshëm të diskutojmë por ata nuk pranuan. Ne mendojmë që ajo nuk është rruga e duhur. Ne mendojmë qe rruga e vetme për të ndalur një proces të tillë është që Kuvendi të nxjerr një platformë dhe delegacion”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...