Perëndimi, mesazh Serbisë ta ndalë lobimin kundër njohjes së Kosovës

Hënë, 05 November 2018 10:58

 “Vendet perëndimore po i kërkojnë Serbisë të pezullojë një fushatë diplomatike që me sukses po arrin të ndikojë në shtetet që e kanë njohur Kosovën”. Kështu ka deklaruar për ‘Novosti’, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç duke theksuar se për këtë është ankuar pala kosovare.

“Pala kosovare është ankuar te perëndimorët për mua dhe Perëndimi kërkon që ta ndaloj fushatën në mënyrë që t’i lejojmë ata të lobojnë për njohje të reja dhe të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare”, ka deklaruar Daçiç.

Ministri serb, i cili po supozon se shtete të ndryshme po e shqyrtojnë edhe një herë njohjen e Kosovës si shtet ka thënë se ky është një rezultat i madh i Serbisë, i cili e fakton se Kosova nuk është çështje e zgjidhur. “Edhe kur të votohet për anëtarësimin e tyre në Interpol do të kuptohet se kjo çështje nuk është zgjidhur dhe se Prishtina ka një listë të rreme me numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën. Mund të garantojë se pranimi në Interpol nuk do të ndodhë”.

Siç thekson gazeta, qëllimi i Serbisë është që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën të bie nën 100 deri në fund të këtij viti.

Për lobimin e Serbisë kundër Kosovës ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e cila ka kërkuar nga Bashkimi Evropian t’ia tërheq vërejtjen shtetit fqinj. “Ministria e Punëve të Jashtme i vlerëson të papranueshme veprimet destruktive, qasjen dashakeqëse dhe standardet e dyfishta, që shteti fqinj Serbia po i përdorë në marrëdhëniet me shtetet njohëse dhe jo-njohëse të Republikës së Kosovës duke shfrytëzuar, keqpërdorur dhe manipuluar me dialogun për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes dy shteteve me qëllimin parësor për të bërë agresion diplomatik kundrejt sovranitetit dhe imazhit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës”, është thënë dje në reagimin e MPJ-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...