Shqiptarët në Maqedoni, insistojnë që gjuha shqipe të figurojë në Kushtetutë

Hënë, 05 November 2018 19:55

Refuzimi i shumicës parlamentare që të diskutohet për amendamentet e propozuara nga opozita shqiptare lidhur me ndryshimin e një përkufizimi në Kushtetutë që ka të bëjë me gjuhën shqipe, ka nxitur reagime të shumta.

Opozita shqiptare në Maqedoni po kërkon që përkufizimi “gjuha të cilën e flet bashkësia etnike prej 20 për qind”, të modifikohet dhe të precizohet se ka të bëjë me gjuhën shqipe.

Ata thonë se kur maqedonasve u jepet e drejta të mbrojnë identitetin e tyre, atëherë është e padrejtë që kjo t’i mohohet shqiptarëve të cilët nuk po kërkojnë asgjë më shumë se sa të saktësohet në Kushtetutë se shqiptarët janë autokton dhe se gjuha shqipe është zyrtare, ashtu siç është e përcaktuar me amendamentin 7 të Kushtetutës, por si gjuhë që e flasin së paku 20 për qind e popullatës.

Arsim Sinani nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike për Radion Evropa e Lirë thotë se tani është momenti më i volitshëm që të mbyllet kapitulli sa i përket zyrtarizmit të plotë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe jo siç aktualisht është e definuar si gjuhë që e flasin të paktën 20 për qind e popullatës në Maqedoni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...