SHBA e dëshmon që është aleatja kryesore e Kosovës: Kërkesat e saj nga OKB

E mërkurë, 14 November 2018 21:58

SHBA e dëshmon që është aleatja kryesore e Kosovës: Këto janë kërkesat e saj për shtetet anëtare të OKB-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar edhe njëherë mbështetjen e madhe për Kosovën.

Në Këshillin e Sigurimit, përfaqësuesi i SHBA’së, Jonathan Cohen bëri të ditur se Amerika fuqishëm përkrahë transformimin e FSK-së në Ushtri.

 “Mendojmë që UNMIK-u ka përmbushur misionin e vet dhe duhet të tërhiqet. SHBA-të mbështesin edhe transparencën në transformimin e FSK-së në një Ushtri në mbrojtje të territorit. Ne apelojmë që të mënjanohet retorika e ashpër”, tha Cohen në OKB.

Gjithashtu, Cohen tha se ata përkrahin një marrëveshje afatgjate mes dy vendeve( i referohet marrëveshjes përfundimtare), Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më parë një gjë tillë.

Tutje, i njëjti kërkoi që Kosova të përkrahet në Inteprol, duke shtuar se i plotëson të gjitha kushtet. Ndërsa, shtoi se të dy vendet nxiten të punojnë për njohje reciproke..

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...