Serbia po përforcon në mënyrë dramatike ushtrinë

Diel, 18 November 2018 14:06

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi se Serbia po përforcon ushtrinë me pajisje të reja, ndër to helikopterë dhe tanke luftarake nga Rusia dhe drone nga Kina.

I pranishëm në një stërvitje ushtarake të madhe, me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku morën pjesë 8 mijë ushtarë, 100 tanke luftarake dhe avionë luftarakë MiG-29 të blerë nga Rusia, presidenti Vuçiç foli për një përforcim dramatik të ushtrisë serbe, duke shtuar se në rajon ndoshta vetëm Rumania mund të krahasohet me Serbinë në këtë pikë.

Kjo stërvitje vjen në një klimë të pafavorshme për mbarëvajtjen e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, mes kërcënimeve serbe kundër planeve të Kosovës për t’i shndërruar Forcat e Sigurisë së Kosovës në Ushtri të saj. Gjithashtu, Serbia ka intesifikuar përpjekjet, presionin dhe lobimin ndaj vendeve që kanë njohur Kosovën, me qëllim tërheqjen e njohjeve. Ndërkohë betejën për bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare Serbia aktualisht e ka përqendruar tek Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, që do të mbahet javën e ardhshme në Dubai. Në këto kushte, sipas Washington Post, kjo stërvitje shihet edhe si skërmitje kërcënuese ndaj Kosovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...