Vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

Tuesday, 20 November 2018 11:09

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.

Në seancën e kaluar gjyqësore ishin marrë në pyetje tre ekspertë nga MPB-ja, të cilët kishin kryer analiza dhe hetime të disa automjeteve.

Për rastin “Monstra”në procedurën paraprake, lëndë e analizës ishin veturat “opel omega”, “golf 3”, “folsvagen pasat”, “pezho 306” dhe “mazda 626”.

 

Ekspertët thanë se nga analizat e bëra të shenjave të gishtërinjve dhe gjurmëve në automjetet, te “pezho 306” ishin identifikuar gjurmë të Alil Demirit dhe Samir Lutës, i cili më vonë është vendosur në sistemin për analiza nga SPB Shkup, përderisa nga gjurmët nga “folsfagen pasat” ishin identifikuar Alil Demiri, Agim Ismailoviq dhe Fejzi Aziri.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Ognen Stavrev, në fillim informon se ende nuk ka përgjigje për kërkesën e ekstradimit të të dy të akuzuarve, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq të cilët janë në arrati në Kosovë.

Rasti “Monstra” në shkurt të këtij viti filloi që nga fillimi dhe ende është në procedurën e dëshmive.

Për vrasjen e  pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur ishin vrarë djelmoshat Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandër Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm ishin dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i ndërpreu dënimet dhe rastin e ndërmori PSP-ja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...