Shkatërrohet banda italo-shqiptare, arrestohen 18 persona

E mërkurë, 21 November 2018 21:20

Një bandë italo-shqiptare është shkatërruar nga anti-droga në Trentino të Italisë dhe të paktën 18 persona janë arrestuar gjatë operacioni “Sciamono”. Hetimet nisën në tetor të 2017, ku hetuesit filluan monitorimin e barit Anny në Castello di Fiemme të menaxhuar nga Paolo Girardi, i treguar si një vend ku ishte e mundur të merrej kokainë në çdo kohë.

Nisja e aktivitetit të hetuesve nisi fillimisht me informacionet e ekzistencës së një grupi që qarkullonte rreth barit ku bëhej e mundur shitja e kokainës, e cila ndahej me pjesë nga shtetasit italianë Paolo Girardi dhe Alessio Sartori dhe shqiptari Taulant Shtembari.

Lënda narkotike e shitur nga grupi dallohej për shkallën e lartë të pastërtisë pavarësisht se përzihej me lëndë të tjera si kafeinë, manitol dhe aspirina. Një nga figurat më të rëndësishme dhe funksionale të grupit ishte i riu Vincenzo Marti, i cili merrej me menaxhimin dhe dërgimin e drogës me postë aponedhe duke e blerë direkt nga furnizuesit.

Shtetasit e tjerë ishin të përkushtuar në shpërndarje e lëndëve narkotike në mjedise për të rritur. Një nga shqiptarët më të rëndësishëm në bandë ishte Taulant Shtembari, ndërsa marokeni i quajtur Hamza Ridha, kryente deturat e ndërmjetësit duke vënë në kontakt Shëmbarin dhe Girardin.

Grupi ishte i lidhur direkt me një ekip të trafikantëve të drogës së “nivelit të lartë” i vendosur në Milano dhe i kryesuar nga shqiptari Petrit Arapi, shpërndarës droge me një histori qëndrimi në Val di Fiemme që e lejuan atë në kohë të vështira për të vendosur marrëdhënie me Shtëmbarin.

Të gjitha hetimet kanë bërë të mundur zbulimin e rreth 1 episodeve të shpërndarjes së kokainës dhe identifikimin e të paktën 100 klientëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...