Haradinaj e çon deri në fund: Taksën e heqim kur të na njohë Serbia

E Enjte, 22 November 2018 12:12

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa prej 100 përqindësh, e vënë për produktet me origjinë serbe, nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën. Sipas kryeministrit vetëm me një qasje të tillë mund të arrihet njohja prej shtetit serb.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth skandaleve dhe dështimeve të Politikës së Jashtme, Haradinaj ka dhënë një afat kohor se kur taksa e qindpërqindtë ndaj produkteve serbe duhet të hiqet.

“Mendoj se derisa Serbia ta njohë Kosovën nuk duhet të hiqen taksat”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express. 

 

Ndryshe, nga presidenti Hashim Thaçi, i cili dialogun me Serbinë e zhvillon në terma të tjerë, kryeministri Haradinaj thotë se vetëm me qasje të tillë sanksionuese mund ta arrijmë njohjen e Serbisë.

“Pa një qasje të tillë është e pamundshme që të arrihet njohja e dyanshme, mund të arrihet një marrëveshje e dyanshme ligjërisht të pranume”, është shprehur Haradinaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...