Rrëfehet i dënuari për terrorizëm pas rikthimit nga Siria: Dua të nis një jetë të re, por…

Saturday, 24 November 2018 09:40

Rrefime te dhimbshme te te dënuarve që janë rikthyer nga lufta në Siria. A.B. i dënuar me dy vite e katër muaj burg, gjate nje interviste emisioni “Drejtësia në Kosovë”
thotë se janë lodhur nga mediat dhe gazetarët.

terrorizem

“Jena lodhë prej këtyre seneve, jena lodhë ma shumë prej gazetarëve  prej mediave, dëshirojmë më këqyrë me jetu, kërkon nuk jemi duke e nguc”, thotë i dënuari.

Ai është arrestuar në vitin 2014, ndërsa është lënë i lirë pas procesit gjyqësor, ku pritet të vuajnë dënimin prej tri viteve, pasi denimi final të jetë ne fuqi.
 

Ata kanë treguar për vështirësitë që kanë, pasi askush nuk i pranon në punë, ndërsa tërë angazhimin e tyre pas burgut janë obliguar të punojnë te ndërmarrësit privatë.

“Kam punuar privat, po problem kryesor është që është papunësi e madhe. Jam i dënuar dy vite e katër muaj, shkallën e parë jam dënuar, tash është në shkallën e dytë”, thotë A.B.

Ai ka treguar edhe për shkelje që bëhen në burg për të akuzuarit për terrorizëm.

“Të akuzuarit për terrorizëm, atyre ju kanë humbur shumë të drejta, të drejta që ju takojnë me ligj, pushime gjatë fundjaves. Kjo është një shkelje ndaj tyre, kjo është shkelje e një anshme”, thotë i dënuari, përcjell Kallxo.com. I dënuari për terrorizëm, A.B. tregon edhe për kohën se kur ka shkuar në Siri.

”Jam arrestuar në gusht të  vitit 2014, jam akuzuar për luftëra të huaja dhe për terrorizëm. Në Siri kam qenë në fund të viti 2013, dhe në shkurt të vitit 2014 jam kthyer”, thotë ai.

Ai tregon se në Siri ka qëndruar në një qytet afër Alepos, ku nuk ka pasur shqiptar të tjerë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...