Mesazhi për Ramën dhe Ahmetajn: Ndiqni Kosovën e jo Serbinë

Diel, 25 November 2018 12:45

Gjatë ditës së djeshme Ministri i Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj, u deklarua kundër kundër taksës 100 % që Kosova i ka vënë produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës. Deklaratat e tij ngjallën reagime të shumta në Kosovë si dhe e shtynë ministrin shqiptar që të fshijë postimin. Por, disa orë pas deklaratave, rreth qëndrimit të Ahmetajt, ka reaguar kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kurti, përmes një konference për media ka deklaruar se politika e jashtë e Shqipërisë duhet ta ndjekë Kosovën e jo Serbinë. Tutje ai po ashtu ka deklaruar se Shqipëria duhet ta injorojë politikën e presidentit Hashim Thaçi.

“Sa i përket Shqipërisë, unë besojë se diplomacia e jashtë e Shqipërisë karshi Serbisë duhet ta ndjekë Kosovën. Por këtu më duhet të them mbase jo presidentin  e saj.  Nuk mund të kemi dy politika karshi Serbisë se jemi një komb me dy shtete”, ka deklaruar Kurti.

Tutje ai është shprehu se pret efekte pozitive nga taksa që Qeveria së fundmi i ka vendosur proukteve serbe.

“Ne bësojnë që duhet të priten efekte pozitive nga taksa 1000 për qind.  Me keqardhje po them se në vend se kjo taksë 100% të jetë gjobë taktike do të duhej të kishin reciprocitetin e plotë sepse jemi shtet me integritet”, ka thënë lideri i VV’së.

E Albin Kurti këtë kundërpërgjigje ia ka dhnënë ministrit të Financave në Shqipëri, Arben Ahmetajt, pasi që ky i fundit ka mbajtur një takim shumë miqësor me homologun e tij serb, Sinisa Mali. Për këtë takim gjatë ditës ka shkruar vetë Ahmetaj në Facebook. Aty Ahmetaj thoshte se Shqipëria dhe Serbia mund ta japin shembullin më të mirë të bashkëpunimit ekonomik e politik. Mirëpo, tash Ahmetaj këtë postim e ka fshirë.

Ministri i Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj, është dorëzuar përballë kritikave të shumta që mori nga Kosova, për kundërshtimin që ai i bëri vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën 100 % ndaj Serbisë

Ahmetaj pak më parë e ka fshirë postimin e tij në Facebook, ku kishte dal kundër vendimit.

Fshirjen e postimit, ministri shqiptar e ka bërë pas presionit që erdh nga Kosova.

Kujtojmë se Ahmetaj e ka quajtur si të pashëndetshme për ekonominë e dy vendeve rritjen e taksës prej 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe.

Ministri Ahmetaj i ka sugjeruar Kosovës që të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave, sipas tij, shkon si kosto mbi qytetarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...