NATO ofron mbështetje për Kosovën

Tuesday, 27 November 2018 12:24

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim zëvendësndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jonathan Parish.

Sipas njoftimit, Haradinaj e ka njoftuar Parish me situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rrugën euroatlantike, në të njëjtën kohë ka falënderuar NATO-n dhe trupat e KFOR-it për mbështetjen e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit.

Kryeministri Haradinaj theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s në Kosovë, si dhe avancimin e bashkëpunimit për rritjen e profesionalizmit të institucioneve të sigurisë, veçmas atyre të FSK-së.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale, multietnike  dhe e cila në të ardhmen do të jetë aleat i besueshëm përkrah miqve tanë euroatlantik”, tha Kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme të NATO-s në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së.

Ndërsa, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jonathan Parish, tha se NATO përmes KFOR-it do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe të stabilitetit në Kosovë, duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...