SHBA: Koha për marrëveshje mes Serbisë e Kosovës

E mërkurë, 28 November 2018 12:42

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje përfundimtare. Përmes një postimi në Twitter, këshilltari i presidentit Trump për sigurinë kombëtare Xhon Bolton tha se ia kishte përcjellë thirrjen presidentit kosovar Hashim Thaçi, gjatë takimit në Uashington.

John Bolton në Twitter: U takova në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Ramë dakord që tani është koha që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë të dyja palët për të arritur këtë qëllim historik.

Të njëjtin qëndrim shprehu edhe sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo gjatë takimit të së hënës me Thaçin. Pompeo tha paqja e qëndrueshme dhe integrimi në komunitetin e vendeve perëndimore arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti kosovar ka hedhur idenë e korrigjimit të kufijve mes dy vendeve, mënyrë përmes të cilës Thaçi beson se Serbia do të njohë kufijtë e Kosovës. Por çështja nuk është shtruar ende zyrtarisht për diskutime. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mori një goditje të fortë nga rritja e tatimit për mallrat serbe me 100% të vlerës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...