Haradinaj për taksën ndaj Serbisë: Nuk kemi pasur zgjidhje tjetër

E Enjte, 29 November 2018 12:01

Është mbajtur edicioni i parë i Konventës së Prodhuesve të Kosovës, i cili ka për qëllim fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe promovimin e produkteve “Made in Kosova”.

Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha, ka thënë se e kanë organizuar këtë konventë për të fuqizuar sektorin e prodhimit në Kosovë. "Ne kemi filluar ta organizojmë këtë konventë pasi besojmë që prodhimi është investimi më strategjik ekonomik i Kosovës. Ne jemi pro tregtisë së lirë. Prandaj edhe sot kemi ftuar bashkëpunëtorët nga Shqipëria dhe Maqedonia që të bisedojmë me ta. Por, klubi do të respektojë edhe masat e reciprocitetit ndaj disa shteteve, siç është taksa për Serbinë dhe Bosnjën. Prodhuesit kosovarë kanë pasur probleme për të dërguar produkte në këto vende", tha ai.

Ai tha se prodhuesit e Kosovës nuk i takojnë asnjë partie politike janë të Kosovës.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se është i vetëdijshëm që prodhimi është sfidë dhe që prodhuesit janë përballur me sfida. "E dimë se prodhimi është sfidë dhe në një mënyrë ose tjetër prodhuesit kanë qenë të sfiduar që në fillim. Kosova tashmë ka më shumë vetëbesim në prodhim dhe produktet janë të çmuara. Si qeveri menjëherë kemi filluar me realizimin e disa detyrave. Heqja në doganë e lëndës së parë, dhënia e tokave për komunat që do të kthehen në zona ekonomike", tha ai.

Haradinaj ka folur edhe për taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe atyre nga Bosnja. "Së fundi është veprimi i taksës për prodhimet e Bosnjës dhe Serbisë, propozimi ka ardhur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe është votuar në Qeveri dhe vetëm me vendim të Qeverisë lartohet. Është interesi i 2 milionë qytetarëve që jetojnë në këtë vend, ju e dini se sa keq është trajtuar Kosova dhe produktet e Kosovës, çfarë pengesa kanë pasur. Është e habitshme që ata që po e kritikojnë Kosovën që nuk i kanë ditur këto probleme. Ne e dimë se prodhimi është sfidë, mirëpo sfida nuk është diçka, nuk ka storie që u bënë përshtypje e që nuk buron nga një situatë e dhimbshme. Të shërbej taksa që po jemi zgjuar, është vendim i Kosovës, e ka marrë Kosova po në momentin kur nuk kemi pasur zgjidhje tjetër. Ky vendim mund të mbetet aq gjatë sa Serbia ta njeh Kosovën dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet tjera”, tha Haradinaj.

Ai ka pasur një lutje për prodhuesit kosovarë. "Ju lutem shfrytëzojeni, por mos e keqpërdoreni, mos i rritni çmimet. Është koha reale me iu dhënë përparësi produkteve vendore. Serbia i ka keqpërdorur serbët e Kosovës, është mirë të kemi kujdes për ta dhe t’i furnizojmë ata me të gjitha produktet e mundshme. Kjo masë nuk është marrë për serbët e Kosovës", tha ai.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se si MTI do të jenë krah prodhuesve vendor, e që po ashtu u ka kërkuar që të rrisin cilësinë e produkteve të tyre. "Patriot është ai që hap vende të reja të punës, që blen prodhimet vendore dhe me këtë ndikon fuqizimin e shtetit të Kosovës. Krahasuar më vitet e kaluara Kosova është në pozitë më të favorshme sesa vite më herët. MTI është e fokusuar që të jetë krah prodhimeve vendore. Kërkoj që të rrisni cilësinë e produkteve tuaja, po ashtu bëj apel që produkti kosovar të përdoret. E jona është që të krijojmë kushte dhe e juaja është që të rrisni cilësinë", tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...