Mali i Zi, përfundimisht i pavarur: Bashkimi me Serbinë, tradhti

Saturday, 01 December 2018 10:02

Parlamenti i Malit të Zi ka shfuqizuar vendimin e 100 viteve më parë ku sanksionohej  bashkimi me Mbretërinë e Serbisë.

Deputetët malazezë thanë të premten, 30 nentor,  se vendimi i Kuvendit të Podgoricës në nëntor të vitit 1918, pas Luftës së Parë Botërore, ishte një lëvizje aneksuese nga ana e Beogradit. Madje ata shprehen se zyrtarët vendas që e votuan atë kundër vullnetit të popullit duhet të konsiderohen tradhtarë.

Debati maratonë për këtë çështje nisi një ditë më parë mes fyerjeve dhe gati sa nuk përfundoi në përleshje fizike mes deputetëve të maxhorancës dhe pakicës parlamentare.

Mocioni për debatin u firmos nga 42 parlamentare të nxitur nga vendimi i Podgoricës një muaj më parë për të ndalur ceremonitë përkujtimore të 100-vjetorit të bashkimit të Serbisë me Malin e Zi.

Mali i Zi ka qenë një nga gjashtë republikat përbërse të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.

Pas shpërbërjes së tij në vitet 1990, vendi mbeti pjesë e Serbisë deri para shkëputjes me referendum në mënyrë paqësore në maj të vitit 2006.

Me vendim të europarlamentarëve një ditë më parë, Mali i Zi pritet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2025.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...