Themelohet grupi me 22 eurodeputetë: Liberalizoni vizat për Kosovën pa vonesa tjera

Tuesday, 04 December 2018 15:30

Çështja e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës ka bërë që 22 deputetë të Parlamentit Evropian t’i shkruajnë një letër presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe Shefit të Përfaqësisë së Përherhershme të Austrisë, Nikolas Marschikk, raporton Gazeta Express.

Në këtë letër të dërguara para takimit të Këshillit të Evropës që mbahet me 13 dhe 14 dhjetor 2018, është theksuar rëndësia e dhënies së liberalizimit të vizave dhe i është bërë thirrje që Këshilli i Bashkimit Evropian të miratojë liberalizimin e vizave sa më shpejtë të jetë e mundur.

Deputetët e parlamentit Evropian gjithashtu kanë kujtuar faktin se më 18 korrik 2018, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi dhe forcimit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit duke përmbushur kështu të gjitha standardet e përcaktuara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave.

Sipas euro deputetëve liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do të afrojë Kosovën edhe më shumë me BE-në.

“Ne mendojmë se liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do ta sjellë Kosovën më afër BE-së, duke përmirësuar lehtësinë e udhëtimit dhe të bërit biznes, duke ndihmuar në luftën kundër kontrabandës dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga zyra e raportuesit për Kosovën, Igor Soltes.

Mos liberalizimi i vizave sipas tyre e bënë Kosovën vendin më të izoluar në Evropë. “Regjimi pa viza paraqet një nga arritjet më të prekshme dhe konkrete për perspektivën evropiane të vendit dhe sjell realizimin e lëvizjes së lirë si një nga parimet themelore të projektit evropian. Prandaj, i bëjmë thirrje Këshillit që të caktojë një datë për këtë çështje dhe të miratojë regjimin pa viza për Kosovën pa vonesa të mëtejshme " përfundon komunikata.

Këto reagime vijnë pas deklarimeve të djeshme të komisionarit Hahn se liberalizimi nuk do të ndodh deri në vitin 2020.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...