Haradinaj: Ushtria e Kosovës votohet më 14 dhjetor

Premte, 07 December 2018 13:25

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ritheksuar se nuk ka asnjë dilemë rreth votimit të tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, më 14 dhjetor.

Këto komente, Haradinaj i bëri pas një vizite që kishte bërë në Korporatën Energjetike të Kosovës. “NATO është organizatë e disa vendeve të sigurisë dhe mendimi i një anëtari të NATO-s nuk kthehet në vendim, në fakt vendimet merren vetëm kur të gjithë janë dakord, kështu që ne nuk na pengon puna me NATO-n. Nëse kjo është një kërkesë dhe nuk aprovohet nga të tjerët kjo nuk ndryshon asgjë”, theksoi Haradinaj.

“Njëkohësisht, qëndrimi i SHBA-ve është për më shumë stabilitet në Kosovë dhe në rajon. Ka qenë në vazhdimësi ky qëndrim këtë e ka shpreh edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pra është në linjë me deklarimet e mëhershme të zyrtarëve të Departamentit të SHBA-së ku edhe në Beograd kanë thënë që Kosova do të ketë ushtrinë”, tha kryeministri i Kosovës.

Ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.

Derisa, një ditë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, se Uashingtoni ka mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e saj në Forcë të Armatosur.

Ndryshe, nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë të ditur se komisioni i ka përfunduar të gjitha punët sa i përket ligjeve për FSK-në dhe se ato, më 14 dhjetor, do të jenë në Kuvend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...