Votimi për ushtrinë, rikthehen tanket e KFOR-it tek ura e Mitrovicës (Foto)

Premte, 14 December 2018 09:13

Pas një kohe të gjatë, forca të shtuara të KFOR-it austriak janë shtuar me tanke pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në dy pjesë. Pozicionimi i tyre është kryer paraditen e kësaj të premteje, ditë kjo që pritet të hyjë në histori për Kosovën, pasi sot pritet që të votohet për transformimin e FSK-së në ushtri.

Tanket e KFOR-it austriak po qëndrojnë nga krahu jugor i urës, ndërsa në pjesën veriore, përveç policisë nuk vërehen ushtarë apo mjete të rënda të KFOR-it.

Një tjetër zhvillim është mbyshja e qytetit të Mitrovicës me flamuj; edhe këto si të prera me thikë. Veriu i qytetit është mbushur me flamuj të Serbisë, ndërsa në Jug valëviten gjithandej flamujt amerikanë.

Në fakt, Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur prej kohësh transformimin e FSK-së në ushtri, gjë për të cilën pritet të votohet sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...