NATO: Nuk bëhet fjalë për ndryshim të mandatit të KFOR-it

Tuesday, 18 December 2018 16:42

Brenda NATO-s nuk përmend kush mundësinë e largimit të KFOR-it nga Kosova, e as ndryshimin e mandatit, deklaroi zëvendësi i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe politika të sigurisë, James Appathurai. Siç është shprehur ai, as në Kombet e Bashkuara nuk diç e tillë nuk po shqyrtohet, transmeton Koha.net.

Appathuraj i tha portalit European Western Balkans se edhe pala kosovare, edhe ajo serbe duan që KFOR-i të mbetet dhe që misioni të ketë mandat të qartë.

Siç ka thënë ai, NATO është i shqetësuar se vendimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës nuk do të sjellë stabilitet më shumë dhe se mund të ketë efekt të kundërt.

Ky nuk ka qenë momenti i duhur për një veprim të tillë, konsideron Appathuri, duke shtuar se ky është qëndrimi i NATO-s, ndonëse disa anëtarë të Aleancës Ushtarake kanë pikëpamje të tjera në lidhje me vendimin për Ushtrinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Appathuri vlerëson se edhe opinioni në Serbi nuk e sheh plotësisht se sa kanë arritur NATO dhe Serbia me një punë të përbashkët, por bie nën ndikimin e disa politikanëve që injorojnë ato rezultate.

Më vjen keq për këtë dhe jo pse mendoj se populli serb duhet të pranojë NATO-n, por duhet të jetë i ndërgjegjshëm për punën që kemi bërë bashkë, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervua

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...