Tmerrohet Serbia: Haradinaj kërkon 22 miliardë euro dëme lufte

Saturday, 22 December 2018 11:07

Mediat serbe kanë vënë alarmin se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po kërkon ta falimentojë Serbinë me planet e tij për rikuperimin e dëmeve të luftës dhe masat e tjera.

Këtë e dëshmon sipas tyre, Marrëveshja Gjithpërfshirëse që u bë e njohur pak ditë më parë dhe që në përmban në fakt dëshira të palogjikshme dhe të çmendura. Mbi të gjitha, kryeministri kosovar vendos çmime në shifra jo të vogla, sipas tyre.

Plani me 30 faqe, me një preambulë dhe 16 kapituj, sipas BLIC është një mënyrë ekstreme që ka për synim vetëm një gjë: për ta detyruar Serbinë të pranojë poshtërimin dhe kapitullimin.

Ai jo vetëm që nuk afron asgjë për serbët në Kosovë, por kërkon që Serbia ta njohë Kosovën pa kushte dhe ta lejojë anëtarësimin e saj në OKB dhe gjithë organizatat ndërkombëtare.

Në “listën” që ka paraqitur Haradinaj për kompensimin e dëmeve të luftës, kërkohen pensionet e papaguara për shtetasit e Kosovës, kthimi i parave të tyre në dinarë apo monedha të huaja që ishin në bankat e ish-Jugosllavisë, kërkohen kompensime për shtresat sociale, shtesat për fëmijët, për transmetimin e energjisë elektrike...

Media serbe ka bërë një llogaritje të përafërt se për to nevojiten 22 miliardë euro e pakta, vetëm për dëmet që Kosova pësoi nga viti 1989 deri në 1999-ën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...