Kosova vendos tarifën 100% edhe për marka ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje

Premte, 28 December 2018 21:43

Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifë doganore 100 për qind edhe për markat ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë, e nga këto shtete hyjnë në Kosovë.

Në vendimin e 21 nëntorit, kur qeveria vendosi tarifë 100 për qind për produktet më origjinë nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, kishte lejuar që për 9 marka ndërkombëtare të mos të zbatohet tarifa.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala i tha “Radios Evropa e Lirë” se tashmë, asnjë produkt që vjen nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nuk përjashtohet nga tarifa prej 100 për qind.

“Nga 21 janari, secili produkt që ka origjinë nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina e ka taksën 100 për qind”, ka thënë Shala.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri Shala ka theksuar që vendosja e tarifës edhe për markat ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet me vendet prej nga janë këto marka.

Ai ka theksuar se ka biseduar me përfaqësuesit e këtyre kompanive dhe ato kanë filluar tashmë që ta furnizojnë me markat e veta tregun në Kosovë, përmes vendeve të tjera dhe jo nga Serbia.

Modifikuar më Premte, 28 December 2018 21:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...