Veseli pas takimit të dialogut: Nuk preket territori i Kosovës

Hënë, 14 Janar 2019 12:46

Pas takimit me delegacionin shtetëror për dialogun, kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e shenjtë, duke deklaruar se nuk do të ketë shkëmbim me territore.

 “Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e shenjtë ata bartin mbi barrën e tyre lirinë e Kosovës, krenarinë e Kosovës, kjo ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, u deklarua Veseli.

Pas takimit koordinues për dialogun me Serbinë që u thirr nga Veseli, ai deklaroi se do të ketë gjatë këtij procesi transparencë e llogaridhënie.

“Sot filluam takimet e rregullta, kemi thënë se do të ketë transparencë e llogaridhënie, ky është takimi i parë që është zhvilluar pas takimit në Bruksel. Po e them në mënyrë shumë të qartë, ka vetëm një vendimmarrje ajo është Kosova e pavarur dhe sovrane, ajo është Kosova e pacenueshme territorialisht, ajo është njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB”, përfundoi Veseli.

Në takimin e thirrur nga kryeparlamentari Veseli ishin të ftuar edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator si dhe përfaqësuesit e dy grupeve parlamentare të opozitës nga LDK-ja dhe Vetëvendosja.

Kryeministri Ramush Haradinaj iu përgjigj ftesës, ndërkaq, presidenti Thaçi dërgoi në takim përfaqësuesit e tij.

Ndryshe, dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja, të cilat ishin ftuar nga Veseli kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë takim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...