Limaj e Ahmeti ende nuk janë takuar me palën serbe

E Enjte, 24 Janar 2019 10:03

Ekipi Negociator Qeveritar i formuar para më shumë se një muaji asnjëherë nuk ka arritur të takohet deri më tani me palën serbe në kuadër të dialogut që po zhvillohet në Bruksel. Pengesë për një takim të tillë vlerësohet taksa prej 100 për qind

Pavarësisht presionit nga bashkësia ndërkombëtare që taksa ndaj produkteve serbe të hiqet sa më parë, Qeveria e Kosovës po vazhdon të deklarojë se tarifa në fjalë do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Ndonëse pala serbe tashmë ka bërë të ditur se nuk do ta vazhdojë dialogun pa u shfuqizuar taksa ndaj produkteve serbe, Ekipi Negociator, i cili është propozuar nga Qeveria, ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës platformën për negociatat me Serbinë, shkruan Gazeta "Zëri".

 

Por njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Delegacioni Shtetëror mbetet krejtësisht i kotë në qoftë se njohja e Kosovës nga Serbia kushtëzohet të ndodhë me heqjen e taksës. Kjo pasi sipas tyre një gjë e tillë, që Serbia ta njohë Kosovën, mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...