Hoxhaj: Me opozitën në dialog Kosova është më e fuqishme

E Enjte, 24 Janar 2019 18:30

Enver Hoxhaj, zëvëndëskryeministër i Kosovës, ka thënë se nëse opozita do të përfshihej në dialogun me Serbinë, atëherë Kosova do të ishte më e fuqishme në këtë proces.

Hoxhaj ka folur të enjten në “Studio e Hapur” të RTK-së. “Opozita me pjesëmarrjen në proces do ta bënte Kosovën më të fuqishme. Por nëse ata nuk duan të jenë pjesë e procesit ne do të vazhdojmë punën. Ftesa për ta është e hapur. Ne nuk mendojmë që Perëndimi e prêt në pafundësi Kosovën. Mos të keqpërdoren temat e politikës së jashtme për politika të brendshme, se si të vihet në pushtet”, ka thënë ai. 

Hoxhaj ka thënë se taksa ndaj Serbisë mbetet në fuqi deri kur të krijohen rrethana të reja. “Taksa mbetet në fuqi, të shohim se kur do të krijohen kushte të reja. Shqetësimi im është te kolegët në Bruksel, që duhet ta ushtrojnë ndikimin e tyre që Serbia ta ndalë agresionin, çka për neve është e papranueshme”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se qasja e Qeverisë së Kosovës është që të mos dëmtohen raportet me SHBA-në përmes taksës.

“Nëse SHBA janë insistues ne do ta marrim seriozisht. Nëse SHBA më kërkon që ta lëshojë pozitën e zëvendëskryeministrit unë jam i gashtëm ta lëshoj atë, por ne duhet t’iu tregojmë atyre arsyet e saj. Ne nuk duam ta lëndojmë raportin tonë me SHBA-në”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka ftuar mësimdhënësit që ta ndërpresin grevën. “Mund të ketë rritje të pagave, kur ka rritje ekonomike. Ftesa ime është që të kthehen në shkollë dhe t’I besojnë propozimit të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...