Zgjedhjet e pjesshme në Veri të Kosovës, Marko Gjuriç i ndalohet hyrja

Saturday, 18 May 2019 17:14

Kërkesa e shefit të Zyrës së Kosovës në Serbi, Marko Gjuriç, për hyrje në Kosovë të dielën, në ditën e zgjedhjeve për kryetarët e komunave veriore, është refuzuar nga autoritetet e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës, sipas së cilës kërkesa u refuzua për shkak se nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, ku kërkesat duhet të adresohen vetëm gjatë ditëve të punës dhe jo në fundjavë.

Shefi i Zyrës së Kosovës në Serbi, Marko Gjuriç kishte thënë për mediet në Serbi se do të ishte i pranishëm në ditën e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës, përkundër refuzimeve të njëpasnjëshme nga autoritetet e Kosovës për vizitë.

Gjuriç madje u arrestua në mars të vitit të kaluar nga Policia e Kosovës, pasi nuk kishte përfillur urdhrin e ndalimit të lëshuar nga qeveria.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë thotë ndërkohë se ka përfunduar të gjitha aktivitetet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri. Deri më tani nuk është raportuar ndonjë parregullsi, ndërsa të dielën në orët e para të mëngjesit do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor.

“Nesër do të votohet në Leposaviç, Zubin Potok, Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan. Për këto zgjedhje garojnë PDK-ja, Vetëvendosja dhe Lista Serbe. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto 4 komuna është 57.983 votues, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit të vitit 2017”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri erdhën pas veprimit të kryetarëve në këto 4 komuna, të cilët dhanë dorëheqjet në shenjë proteste për veprimin e qeverisë së Kosovës, konkretisht vënien e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...