Tarifa në “Rrugën e Kombit”, zv/kryeministri i Kosovës: Po paguajmë haraç

Tuesday, 21 May 2019 22:33

Në Forumin e biznesit Shqipëri-Kosovë, i cili u mbajt për disa ditë në Tiranë, u tha se pas Serbisë, Shqipëria është vendi i dytë më i vështirë për bizneset e Kosovës sa i takon marrëdhënieve tregtare, që nga barrierat tarifore dhe burokratike si dhe pagesat për kalim në Rrugën e Kombit. Bizneset e të dyja vendeve kanë “shkundur” qeveritë që të marrin masa për të zgjidhur këtë situatë.

Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, u shpreh se biznesi i Kosovës nuk ka pse të paguajë për vendimet e Shqipërisë. Më tej ai shtoi se taska e Rrugës të Kombit penalizon bizneset kosovare. “Na thoni çfarë pengesa keni, jemi të gatshëm t’i heqim. Ka disa barriera mes dy vendeve që duam t’i heqim sa më shpejt. Ata janë barrirat më të mëdhaja me të cilat hasen institucionet tona. Ka disa masa që qeveria shqiptare e mbron prodhimin e saj vendor me disa ligje që të prekë e prodhimin e Kosovës. Tregjet tona duhet t’i shohim si treg të përbashkët”.

Apeli i tij është që bizneset e dy vendeve tona të gjejnë interesat e përbashkëta dhe se qeveria e Kosovës zotohet se do të eliminojmë çdo pengesë burokratike. “Ne do të donim që bizneset tona të gjejnë interesat e përbashkëta dhe të bëjnë konzorciume për të synuar tregjet e treta. Koha e spektakleve ka përfunduar dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e mbajtur në Pejë mes dy Qeverive, janë në realizim e sipër dhe se deri në fund të muajit qershor do të nisin së zbatuari të gjitha marrëveshjet”,-tha më tej Limaj.

Kurse ministrja e Financave, Anila Denaj, premtoi se qeveria do të nisë bisedimet me koncesionarin për të riparë edhe njëherë pagesat e skanerit në dogana. “Kemi dalë me detyra shumë të qarta se çfarë duhet të bëjmë dhe absolutisht objektivi është që të thjeshtojmë procedurat dhe burokracitë. Për disa nga këto procedura kërkon angazhim më të madh se sa ministritë, por angazhimi është që këto brenda qershorit do të jetë një fakt i kryer. Se çfarë do të vijë pas këtij propozimi mendoj që asnjëri nga ne nuk e thotë dot sot”.

Ministri për Mbrojtjen e Sipërrmarjes në Shqipëri, Eduard Shalsi, tha se në mes të qershorit duhet të fillojë komunikimi me tarifa shumë të reduktuara. “Ajo që merr rëndësi është komunikimi. Kemi komunikim si asnjëherë më parë. Bizneset janë më afër, qeveritë më afër, ne tashmë kemi hapur një urë të re komiunikimi. Duhet të kemi kujdes me fjalën korrigjim tarifash”,-u shpreh Eduard Shalsi.

Tarifa e rrugës së Kombit ka penalizuar tregtinë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Forumi Ekonomik mbarë-shqiptar ku morën pjesë përfaqësues të biznesit dhe qeverisë nga dy vendet, evidentoi si problematike edhe akcizat e larta, pagesat për skanimin, mospërputhjet në legjislacion dhe barrierat e tjera jo tarifore. Koncesioni i skanimit u miratua nga parlamenti në mars të vitit 2013, fillimisht me tarifën 40 euro për çdo deklaratë doganore. Kjo marrëveshje hyri në fuqi në vitin 2015, pas negociatave të qeverisë me kompaninë për të ulur pagesën në 22 euro, ku pjesën e mbetur prej 18 eurosh e paguan buxheti i shtetit nga taksat që mblidhen.

Modifikuar më Tuesday, 21 May 2019 22:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...