Marrëveshja – Çelet fondi i librit shqiptar në Selanik

Premte, 24 May 2019 22:15

Në Bibliotekën Qendrore të qytetit të Selanikut në Greqi, u zhvillua ceremonia e inagurimit të fondit të librit shqiptar, një marrëveshje kjo e cilësuar nga të dyja palët si e suksesshme ndërmjet Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Selanik dhe bashkisë qendrore të këtij qyteti.

Ky projekt i ideuar prej afro dy vitesh ndërmjet Konsullës Pavlina Evro Ylli dhe kryetar i Bashkisë së qytetit të Selanikut, Joani Boutari, u kurorëzua mbrëmjen e djeshme në ambientet e kësaj biblioteke.

Në pasurimin e fondit të kësaj biblioteke iu bashkëngjitën autorët më të spikatur të periudhave të ndryshme letrare si dhe shumë nga shkrimtarë e poetë, që jetojnë në diasporë. Ky eveniment mblodhi emra të shquar nga fusha e artit, intelektualë, përkthyes, dashamirës të librit, deputetë të parlamentit helen si dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Për të nderuar pjesëmarrësit aktori dhe regjisori Arqile Garo së bashku me aktoren Raimonda Aleksi interpretuan në shqip dhe greqisht një mori poezish nga poetët më të njohur të letërsisë shqipe.

Një mbështetje dhe ndihmesë të veçantë në realizimin e këtij evenimenti dhanë zv./Kryetarja e Bashkisë për Kulturën dhe Artin Helen znj. Elli Chrysidou, Presidenti i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, z. Aleksandër Çipa, znj. Elona Agolli nga shtëpia botuese “Dritëro Agolli”, z. Bujar Hudhri nga “Onufri”, si dhe Naim Zoto nga shtëpia botuese “Naimi”.

Në fjalën e saj përmbyllëse znj. Ylli, falënderoi të gjithë ata që mundësuan realizmin e kësaj ideje si dhe uroi çeljen e këndeve të ngjashme në bashki të tjera në Greqinë e veriut dhe pse jo, vepra nga autorë grekë të kenë këndin e tyre pranë bibliotekave më të mëdha të vendit tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...