Zaev riformaton kabinetin, ndryshon çerekun e kabinetit

Hënë, 27 May 2019 22:37

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar ndryshime në qeveri në më shumë se një të tretën e ministrave të kabinetit.

Njoftimi erdhi pas mbledhjes së Këshillit Qendror të partisë së tij Social-Demokrate, në të cilën u shkarkuan nga detyra të gjithë gjashtë nënkryetarët e partisë dhe organet tjera partiake.

“Unë jam afër ndërrimit të një të tretës së ministrave, që nënkupton se do të kemi votim për gjithë Qeverinë. Do të ketë ndryshime edhe në pozicionet tjera në Qeveri. Gjithkund ku është regjistruar arrogancë dhe mungesë të rezultateve do të ketë ndryshime. Do të përcjellë punën e çdo zyrtari, do të kritikoj dhe kërkoj dorëheqjen e secilit që nuk punon”-tha Zaev.

Zoran Zaev ndryshime pret edhe tek fushat që drejtohen nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Siç bëhet e ditur, Zaev i ka dorëzuar kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, një listë me emrat e zyrtarëve të kësaj partie që duhet ndryshuar për shkak të rezultateve të dobëta.

Ndryshimet në Qeveri dhe parti, Zaev i paralajmëroi që pas zgjedhjeve presidenciale, i pakënaqur nga rezultati, veçanërisht në raundin e parë, kur partia e tij LSDM, në koalicion me 31 parti, arriti fitoren me vetëm rreth 5 mijë vota diferencë kundrejt VMRO-DPMNE që në zgjedhje mori pjesë e vetme. Bazuar në deklaratat e Zaev, ndryshimet në Qeveri pritet të ndodhin në fillim të muajit qershor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...