Zbulohet arsyeja, ja pse Trump emëroi Grenellin si emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Saturday, 05 October 2019 12:44

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është emëruar si emisar i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë një emërim i tillë ka ngjallur habi tek shumë ekspertë e ish-diplomatë, pasi që pak ditë më parë, Sekretari Amerikan, Mike Pompeo, ka emëruar Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor dhe për bisedimet Prishtinë Beograd.

Megjithatë një diplomat i ka thënë gazetës serbe ‘Danas’, se Trump ka emëruar Richard Grenell në postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi duke qenë se ka besim shumë të madh në të, derisa Palmerin nuk e konsideron si njeri të afërt edhe përkundër faktit që është një njohës i jashtëzakonshëm i situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 ‘Palmer është njohës i jashtëzakonshëm i situatës në rajon, përfshirë edhe Kosovën. Por ai nuk është pjesë e rrethit të ngushtë të Donald Trump, dhe konsiderohet një politikan i një epoke të kaluar. Prandaj Grenell do të trajtojë vetëm çështjen e Kosovës, ndërsa Palmer do të përqendrohet edhe në çështjet me të cilat ballafaqohet Ballkani në tërësi, siç është përmirësimi i sigurisë dhe zvogëlimit të ndikimit rus’, ka thënë ky diplomat për ‘Danas’.

Sipas këtij diplomati, Trump me emërimin e Grenell, ka dashur që të sigurohet 100 për qind se interesi i Shtëpisë së Bardhë do të respektohet në vazhdimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Ndërkohë nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se ‘Palmer dhe Grenell do të punojnë ngushtë për të arritur marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’.

Lidhur me emërimin e Richard Grenell ka pasur edhe reagime nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka zhvilluar një bisedë telefonike me Grenell.

Ka reaguar edhe Aleksandër Vuçiç, i cili gjithashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me të emisarin e Trumpit.

Vuçiç ka thënë se është ndjerë i suprizuar pas këtij emërimi, megjithatë ka thënë se mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në ditët në vazhdim.

Megjithatë profesori i Universitetit të Grazit që është njohës i rajonit të Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber, e ka cilësuar si një lajm të keq emërimin e Richard Grenell.

I habitur është ndjerë edhe gazetari britanik, Tim Judah, ndërkohë ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, e ka cilësuar si një vendim bizar./Express

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...