Përplasja me pemën rezulton fatale për 22-vjeçarin shqiptar

Saturday, 05 October 2019 21:34

Një incident i rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës në Modena. Një 22-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi makina tip “Mercedez-Benz” që ai drejtonte u përplas me një pemë.

Plagë të rënda mori edhe një 21-vjeçar italian. Ai u dërgua në një spital në Bolonja me helikopter, ndërsa mediat shkruajnë se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në momentin e aksidentit në makinë ndodhej edhe një rumun 20-vjeçar. Ai mori disa plagë të lehta dhe nuk ndodhet në gjendje serioze për jetën.

Mediat italiane shkruajnë se 22-vjeçari shqiptar banonte në Castelfranco Emilia. Përplasja me pemën ishte aq e fortë saqë i riu humbi jetën direkt. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes. Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk është përfshirë asnjë mjet tjetër në aksident. Në të njëjtën kohë pritet të vlerësohet nëse viktima, që ishte dhe shoferi i makinës, ishte nën efektin e drogës ose të alkoolit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...