Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Kosovë, këto janë detajet e KQZ-së

Diel, 06 October 2019 19:10

Ka nisur qe ne oren 07:00 votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. ti-Votimi-1-600x360

Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi t’i votojnë  për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.


 

Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.

unnamed-2019-10-06T173314.095-730x440

Ora 19:03/ 

Eshte mbyllur zyrtarisht votimi ne Kosove.

Qendra më e madhe e vendvotimeve është ajo e kryeqytetit, Prishtinës, me gjithsej 247 sosh ndërsa sipas njoftimit të fundit të KQZ-së, mbi 566 mijë qytetarë kanë dalur në zgjedhje në të gjitha vendvotimet e Kosovës./Insajderi.com/

Ora 17: 56

KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë dal 556 mijë e 642 votues. Vetëm në Prishtinë ky numër deri në orën 15:00 ka arritur në 72 mijë e 80 votues.

Me të drejtë vote në komunën e Prishtinës janë 195 mijë e 194 votues në 247 vendvotime.

Prishtina është njëra ndër qytetet ku përqindja e daljes në votime është më e madhja.

Sipas KQZ-së këtë vit deri në orën 15:00 kanë dal rreth 60 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017./Insajderi

Ora 15:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare të tij ka publikuar shifrat për daljen në votime për secilën komunë të Republikës së Kosovës.

1

Dalja e përgjithshme deri në orën 15:00 është mbi 29 për qind nga totali i përgjithshëm, gjithmonë bazuar në të dhënat e dërguara në KQZ.

Përkthyer në numër deri tani kanë votuar më shumë se 400 mijë persona.

Këto të dhëna janë dërguar nga 83,67 për qind e vendvotimeve, ndërkohë të dhënat përditësohen nga KQZ-ja kohë pas kohe. /GazetaExpress/

Këtu e gjeni linkun e KQZ’së, ku përditësohen të dhënat.

Ora 11: 00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencë për media ka thënë se pjesëmarrja e votuesve deri në orën 11:00 është 9.64%.

“Bazuar në të dhënat nga 94% e vendvotimeve pjesëmarrja e qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues apo 9.64%”, ka thënë Daka.

Vëzhguesja e BE-së: Procesi i votimit po shkon pa probleme

Vëzhguesja e BE-së: Procesi i votimit po shkon pa probleme

Kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka vizituar paraditen e sotme disa qendra të votimit në Prishtinë, prej ku ka thënë se procedurat e hapjes së vendvotimeve kanë shkuar pa problem.

Ajo ka theksuar disa incidente të vogla, por sipas saj, në përgjithësi, procedurat në orët e para të votimit kanë rrjedhur pa problem.

Nga Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, ku janë të vendosura disa qendra të votimit, kryesuesja e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve nga BE, ka thënë se gjatë ditës do të ketë më shumë vëzhgim dhe se procesin e votimit do ta mbrojnë gjatë tërë ditës së zgjedhjeve.

Cramon-Taubadel: Procesi i votimit po shkon pa problem përveç disa incidenteve të vogla

“I kemi disa incidente të vogla, por në përgjithësi të gjitha procedurat, prej asaj se çfarë kemi vëzhguar kanë shkuar mirë, nuk ka pasur ndonjë problem.Unë mendoj se një ose dy votues nuk ishin në vendvotimet e duhura, ose ndonjë gjë e tillë, mirëpo nga ajo se çfarë kemi vëzhguar rreth 98 përqind është duke shkuar mirë dhe pa probleme. I kishim 30 ekipe për hapjen e vendvotimeve dhe do t’i kemi 58 ekipe në teren për tërë ditën”, ka thënë Cramon-Taubadel.

Ajo ka thënë se procesi duket i qetë, por që sipas saj është herët të flitet meqë kanë kaluar vetëm pak orë që kur janë hapur qendrat e votimit.

Megjithatë, vëzhguesja e Bashkimit Evropian theksoi se nuk ka ndonjë indikacion që mund t’i shqetësojë.

DnV: Deri në orën 9:30 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 6 për qind e qytetarëve

DnV: Deri në orën 9:30 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 6 për qind e qytetarëveDemokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e dytë për media ku ka treguar parregullësitë që kanë shoqëruar procesin zgjedhor deri ën orën 9:30.

Mexhide Demolli-Nimani nga DnV ka thënë se nga të dhënat e nga terreni deri në orën 9:30 procesi i votimit po rrjedh i qetë. Sipas saj raportohet për vështirësi të qytetarëve për gjetjen e vendvotimeve.

“Sa i përket daljes në votim deri në orën 9:30 sipas raporteve të vëzhguesve tanë të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 102 mijë qytetarë përkatësisht 6 për qind e qytetarëve me të drejt vote. Të drejt vote në këto zgjedhje kanë 1 milon e 937 mijë e 869 qytetarë. Deri në orën 9:30 janë evidentuar 3695 raste kur votuesit kanë pasur ëvshtirësi në gjetjen e vendvotimeve në afër një mijë vendvotime. Tek ofrimi i asistencës për të votuar, deri në orën 9:30 janë raportuar 5283 në 1809 vendvotime. Janë raportuar 46 raste kur një eprson ka ofruar asistencë më shumë se njëherë në 32 vendvotime. 47 raste kur anëtarët e KVV-ve kanë asistuar votuesit për të votuar në 37 vendvotime ku prinë komuna e Prishtinës me 12 raste, e Mamushës me 6 raste, 5 prej të cilave në shkollën fillore “Anadollu”. Demokracia në Veprim bënë thirrje që votimi me asistencë të kryhet konform rregullave zgjedhore”, ka thënë ajo./

Pacolli uron që askush të mos abuzojë me votën e qytetarit

Pacolli uron që askush të mos abuzojë me votën e qytetaritPresidenti i AKR-së , Behgjet Pacolli, ka votuar në Shkollën Fillore “Shkëndija”, në Hajvali. Pasi kreu obligimin e tij, Pacolli para medieve tha se kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën.

Ai ka uruar që zgjedhjet të shkojnë sa më mirë dhe askush të mos abuzojë me votën e qytetarit.

Ora 08: 50

DnV: Evidentohen parregullsitë e para zgjedhore

Organizatat vendore që monitorojnë procesin zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, kanë identifikuar parregullsitë e këtij procesi në orët e para të votimeve.

Ismet Kryeziu, nga Demokracia në Veprim, në një konferencë për media ka thënë se në 2.6 për qind të qendrave të votimit ka pasur vonesa në hapjen e tyre më kohë.

“Të gjitha këto vonesa, kryesisht kanë ndodhur për shkak të komisionereve, për shkak të vonesës në shpërndarjen e materialit zgjedhor. Gjithashtu një vendvotim ende nuk është hapur për shkak se një komisioner është tërhequr në momentin e fundit”

Po ashtu, Kryeziu thotë se në qendra të votimit është vërejtur edhe prania e materialit propagandues të subjekteve politike.

“Por, sot në 7 për qind të qendrave të Kosovës, vërehet material propagandues i subjekteve politike të cilat nuk i kanë larguar nga afërsia e qendrave të votimit. Komunat ku më se shumti janë vërejtur këto parregullsi, janë komuna e Gjilanit, e Prishtinës dhe Komuna e Prizrenit”, tha Kryeziu.

KQZ: Të gjitha vendvotimet janë hapur me rregull

Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e parë për sot ka treguar detaje nga mbarëvajtja e procesit zgjedhor deri më tani.

Sipas tij vendvotimet janë hapur me rregull dhe në kohën e duhur. Tutje ai ka thënë që KQZ-ja i fton të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit, raporton “Zëri.info”.

“KQZ njofton që në orët e para të mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet në kohën e paraparë, përveç në disa vendvotime. Nga informacionet e para që i kemi marrë nga terreni procesi zgjedhor ka filluar pa problem. Sot nga 1.937.868 qytetar të Republikës së Kosovës kanë të drejtë vote. Të gjithë votuesit janë të shpërndarë në 895 qendra të votimet. KQZ fton të gjithë votuesit ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votuesve”, ka thënë Elezi. /

Votuesi i pare

Kryetarja e komisionit qendror te zgjedhjeve Valdete Daka ka votuar në qendrën e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, Prishtinë

Daka është votuesja e parë në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019, e cila votoi në ora 7:00

Ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta kryejnë këtë obligim gjithashtu edhe liderëve dhe partive politike në mënyrë që Kosovën ta nxjerrin me një imazh të mirë.

Në këtë qendër, ka nisur votimi nga shumë qytetarë të cilët kanë pritur që të hapen vend-votimet.
Modifikuar më Diel, 06 October 2019 19:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...