Vranë avokatin grek, dënohen me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët

E Enjte, 10 October 2019 17:53

Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët të cilët akuzohen për vrasjen e avokatit të njohur grek Mihalis Zafeiropoulos. Ngjarje e cila tronditi opinionin publik grek, dy vite më parë.

Vendimi i gjykatës ishte unanim, me gjyqtarët dhe juristët duke pranuar në thelb propozimin e bërë më herët nga kryeprokurori, Spyros Pappas.

Konkretisht, gjykata vendosi dënim të përjetshëm për vrasësin e Zafeiropoulos., Ibrahim Brahimaj, si dhe një 11 vjet burg shtesë për grabitje dhe sulm me armë.

Edhe dy të pandehurit e tjerë, Klodian Lekocja dhe Olti Dulce u dënuan me burgim të përjetshëm. Kohët e fundit, ata u paditën edhe për çështjen “mafia e burgut” në Greqi.

E veja e avokatit, pas vendimit edhe pse tha se asgjë nuk ndryshon, falenderoi drejtësinë greke për vendimin.

“Faleminderit drejtësisë Greke dhe jurisë. Për fat të keq asgjë nuk mund ta rikthejë Michalis. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë në jetën e tyre sepse ata ishin në burg, ata janë në burg dhe ata do të jenë në burg. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë për ta dhe fatkeqësisht për mua dhe fëmijët e mi”, tha Vicky Zafeiropoulos.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...