Kosovë, tre të vdekur nga aksidentet rrugore brenda një dite

Premte, 11 October 2019 11:42

Tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidenteve të trafikut, në tre aksidente të ndara, brenda 24 orëve të fundit. Pak  kohë pas mesnatës ka vdekur një foshnje e cila ishte në veturën që humbi kontrollin ne fshatin Godance të Hanit te Elezit. Drejtuesja – shtetase shqiptare – ka humbur kontrollin mbi veturën e saj, duke dalë nga rruga, me ç’rast kanë pësuar lëndime ajo dhe foshnja që ishte në veturë. Si pasojë e lëndimeve foshnja ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar për autopsi.

Ndërsa mesditën e së mërkurës në fshatin Bubavec të Malishevës, dy pasagjere u përfshinë në një aksident me veturë, ku ngasësi mashkull nga pakujdesia ka goditur një shtyllë elektrike. Të dy pasagjeret kishin pësuar lëndime dhe u dërguan në QKUK për tretman mjekësorë, ndërsa dje njëra prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në obduksion dhe pritet rezultati i shkaktarit të vdekjes së viktimës.

Brenda 24 orëshit të fundit ka vdekur në QKUK edhe viktima i cili ishte i lënduar në një aksident trafiku në Rrugën “B” në Prishtinë, tre ditë me parë.

Ndryshe nga policia raportohet se janë regjistruar  14 aksidente me të lënduar dhe 34 sosh pa të lënduar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...