E pazakontë/ Policia britanike ofron ndihmë për “viktimat” e shqiptarëve të “bandës së Londrës”

Saturday, 12 October 2019 17:02

Policia britanike u ka dërguar mesazhe 2,000 klientëve të një bande shqiptare të trafikut të drogës, që furnizonte me kokainë punonjësit e qendrës financiare të Londrës. Teksti standart i këtyre mesazheve kishte për qëllim ofrimin e mbështetjes për të kapërcyer abuzimin me drogën.

Numrat e kontaktit të të prekurve u gjetën në dy telefona të sekuestruar nga një rrjet shqiptar i krimit të organizuar. Forcat britanike në të gjithë vendin kanë qenë duke vënë në shënjestër të varurit dhe klientët e rregullt të tregtarëve të drogës, raporton “The Times.”

Në mesazh shkruhej se tregtarët e drogës ishin arrestuar dhe se ata, klientët e tyre, ishin duke u kontaktuar për t’u ardhur në ndihmë. Një link i përfshirë në mesazh, i cili është klikuar rreth 1.852 herë në Britani, ofronte këshilla dhe mbështetje për abuzimin me substancat narkotike.

Policia e Londrës gjurmoi 12 shqiptarë që u kapën me 1.2 kg kokainë me vlerë 144,000 £, dokumente të rreme identiteti dhe 20,000 £ para të gatshme. Ata u burgosën me dënime midis 25 dhe 64 muaj në Inner London Crown Court dhe Old Bailey gjatë 12 muajve të fundit.

Dy drejtuesit e rrjetit kriminal, Bledar Ponari, 28 vjeç (shiko foton), dhe Fjoralb Fera, 21 vjeç, vendosën mbi tetë korrierë dhe dy mbajtës të thirrjeve, ndërsa ata bartnin drogë në rrethin financiar të kryeqytetit.

Detektivi Konstable Lee Johnson, i cili drejtoi hetimin prej tetë muajsh, informoi se njerëzit që përdornin drogën e trafikuar prej tyre nuk ishin të vetëdijshëm se po ushqenin krimin e dhunshëm dhe skllavërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...