“Der Spiegel”: Ballkani i sunduar nga autokratë/Albin Kurti i ndryshhëm

Diel, 09 February 2020 17:14

Revista e njohur gjermane “Der Spiegel”, në një analizë të botuar të dielën shkruan se Kosova ka ndyshuar, nga nje vend ku deri më tani kanë qeverisur ish-komandantët e korruptuar dhe klanet e tyre në një shtet ku qeveria ka legjitimitet.

“Në fillim të javës postin e kryeministrit në Prishtinë e mori Albin Kurti. Qeveria e tij është e para që nga fundi i luftës më 1999 që gëzon legjitimitet të plotë demokratik, ajo nuk u krijua nga pazaret e bodrumeve apo nën përkrahjen e shteteve që mbrojnë Kosovën”, shkruan “Der Spiegel” duke vazhduar:” Ky është një sinjal që nuk duhet nënvlerësuar në një rajon që pothuaj gjithkund sundojnë autokratë. BE duhet ta shohë .

“Der Spiegel” kujton biografinë politike të Kurtit si lider studentor, i burgosur politik në Serbi dhe si aktivist i majtë kundër establishmentit politik në Kosovë. VV dhe LDK në zgjedhjet e tetorit kanë fituar një shumicë të dukshme. Kurti, sipas “Der Spiegel”, konsiderohet i pakorruptuar.

Edhe Vjosa Osmani paralajmëron një kthesë radikale. Ajo është kryetare e parlamentit dhe pas kryetarit të shtetit përfaqësuesja e dytë më e lartë e vendit. “Kosova është një demokraci fragjile. Nuk kemi drejtësi të pavarur”, i tha ajo revistës gjermane. osmani kritikon korrupsionin e elitave dhe ngjashëm si Kurti edhe ajo dëshiron që në Kosovë të ndërtohet një shtet ku sundon ligji. “Vendi ynë tani e tutje do të drejtohet prej njerëzve që nuk kanë probleme me ligjin”, deklaroi Vjosa Osmani.

Në aspektin e brendshëm qeveria duhet të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin, të pastrojë sistemin nga gjykatësit dhe prokurorët e padenjë për postet e tyre. BE duhet të mësohet me një qeveri që do të ketë vetëbesim, shkruan “Der Spiegel”. Revista nuk pret normalizim të shpejtë me Serbinë. Kurti hedh poshtë shkëmbimin e territoreve, Osmani thotë se parakusht për dialog është njohja e Kosovës nga Serbia dhe trajtimi juridik i krimeve serbe të luftës. “Nuk do të ketë paqe me Serbinë pa drejtësi për dhjetëra-mijëra viktima shqiptare të luftës”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës. “BE duhet ta ketë parasysh se presidenti serb Aleksandar Vuçiq mohon gjenocidin dhe të tërheq konsekuencat e duhura”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...