Aktori publikon sozinë e tij, fotoja i vjen nga Dhërmiu

E Enjte, 30 August 2018 18:36

Florjan Binaj është një ndër aktorët më të dashur në vendin tonë. Aktori i humorit, i cili është i njohur për rolet e tij të ndryshme në spektaklin “Portokalli” na ka prezantuar me sozinë e tij. Pak orë më parë Flori ka postuar në profilin e tij në Instagram një djalë duke lexuar një libër, i cili ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me aktorin e humorit.

Të gjithë menduan se në foto ishte vetë aktori disa vite më parë, por në fakt ishte një tjetër person. Po të mos na kishte thënë vetë Flori, që personi në foto është një djalë tjetër në nuk do ta besonim.

Ngjashmëria mes tyre ishte e frikshme, dukeshin pothuajse identikë. Por Flori ka sqaruar se foton ia kishin dërguar fansat dhe se djalin në foto nuk e njihte aspak. Ai ishte një turist i huaj në Dhërmi. Si gjithnjë Flori e ka kthyer gjithçka në batutën e rradhës edhe pse me siguri ka qeshur shumë kur e ka parë foton.

“Të gjithë menduat se jam unë para shumë vitesh por jo…sapo ma dërguan nga Dhërmiu si foto dhe është një turist i huaj😂😂😂😂. Ky është ai rasti kur natyra(ose Zoti) përton të bëjë diçka të re por përdor të njejtin kallup në vënde të ndryshme😂😂😂😂. Për momentin mos e shqetësoni turistin se po puthet me të dashurën😂😂😂”- shkruan aktori i humorit në Instagram.

 

Modifikuar më E Enjte, 30 August 2018 18:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...