Gisele Bundchen mendoi vetëvrasjen: U ndjeva e pafuqishme

E Enjte, 27 September 2018 13:22

Ajo është një nga supermodelet më të paguara në botë dhe e martuar me një nga atletët më të paguar.

Gisele Bundchen është nënë e dy fëmijëve dhe duke e jetën e saj nga jashtë të gjithë do ta kishin zili.

Por ylli i pasarelave ka zbuluar se jeta e saj nuk është aq e lehtë.

Në librin e tij të ri 'Lessons: My Path to a Meaningful Life', Bundchen rrëfeu luftën me ankthin dhe mendimet për vetëvrasje.

Bundchen pranoi se jeta e saj nuk është aq e përsosur sa mund të duket.

"Gjërat mund të duken të perfekte kur i shikon nga jashtë, por ju nuk keni idenë se çfarë po ndodh vërtet,"-shkruan ajo. "Ndjeva sikur ndoshta është koha për të ndarë me ju disa nga dobësitë e mia dhe kuptova që gjithçka që kam jetuar nuk do të ndryshoja kurrë, sepse mendoj se jam kjo që jam për shkak të këtyre përvojave."

38-vjeçarja tha se ndihej e pafuqishme për të përballuar problemet.

"Unë e kam pasur atë ndjenjën që "nëse hidhem nga ballkoni, kjo do të jetë fundi dhe unë nuk do të duhet të brengosem më për këtë ndjenjën sikur bota po me vryt. Ndihesha pafuqishme,"-shtoi ajo.

Ankthi i filloi në vitin 2003 dhe Gisele merrte ilaçe për ta luftuar. Por një ditë vendosi që të mos mbështetej më tek medikamentet dhe të merrte jetën e vet në dorë.

"Mendimi që isha e varuar nga diçka ishte akoma më keq sepse mendoja po sikur ta humbas pilulën do të vdes? E vetmja gjë që dija ishte se kisha nevojë për ndihmë,"-tha supermodelja.

Tashmë ajo merret me joga dhe meditim.

Gisele është martuar me Tom Brady dhe ka dy fëmjë  Vivian Lake e Benjamin Brady.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...