Rita Ora detyrohet të ndryshojë numrin e telefonit për të shmangur ish të dashurit

Diel, 20 Janar 2019 11:56

Me nisjen e vitit të ri, Rita Ora ka vendosur të nxjerrë nga jeta e saj ish të dashurit. Mediat raportojnë se këngëtarja ka ndryshuar numrin e telefonit që të mos marrë më mesazhe nga lista e gjatë e ish-ëve. Ndryshimi numrit do të thotë se nuk ka asnjë shans që Ritës ti vijnë mesazhe nga ish-ët, të cilët përfshijnë Calvin Harris, Rob Kardashian, James Arthur apo Tyrone Wood.

“E mora këtë vendim që më frikësoi menjëherë, por e bëra gjithsesi,”-tha 28-vjeçarja. “Kam pasur të njëjtin numër telefoni për një kohë vërtet të gjatë dhe më në fund e ndryshova. Tani askush nuk mund të më dërgojë mesazh. Por ndjehem mirë me të vërtetë. Sikur kam bërë një pastrim të madh. Është e çuditshme por e bëra.”

Këngëtarja shtoi se tani ka fuqinë për të vendosur se kush do të jetë pjesë e jetës së saj.

“Tani kam fuqinë për të vendosur se kë dua të mbaj në jetën time, energjinë që dua dhe më kë dua dua të flas. Nuk kam qenë asnjëherë në këtë pozicion dhe ndihem shumë mirë,”-tha ajo.

Por këngëtari zbuloi personin që ka numrin e saj.

“Mami im e di numrin e ri, ajo do ishte çmendur nëse nuk do e dinte.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...