“Trëndafili i bardhë- Geraldinë”, ditët e para të tetorit në Muzeun Kombëtar

Diel, 29 September 2019 13:01

Ekspozita “Trëndafili i bardhë - Geraldinë”, që paraqet jetën dhe veprimtarinë sociale të Mbretëreshës Geraldinë, organizohet nga Muzeu Kombëtar i Hungarisë dhe Muzeu Historik Kombëtar me mbështetjen e Ambasadës së Hungarisë në Tiranë. Ekspozita çelet për publikun më datë 2 tetor. Në materialin për ekspozitën, Muzeu Historik Kombëtar shkruan se titulli i ekspozitës "Trëndafili i Bardhë" na kujton një episod nga jeta e Geraldinës në moshë të re. “Në fillim të viteve 1920, qyteti piktoresk hungarez i Zebegeny e magjepste teton e dashur të Geraldinës, Franciska Apponyi (Fanny) në një masë aq të madhe që jo vetëm që u vendos aty, por edhe bleu rreth një dyzinë të shtëpive të atij qyteti. Ajo i përdori këto shtëpi si kampe për të pritur fëmijë gjatë pushimeve verore. Vitet në vazhdim sollën punë serioze edukative në këto shtëpi të Lulediellit (të quajtura kështu prej lules së preferuar të Konteshës), që fituan respekt dhe dashuri nga vendasit. Fanny themeloi virtualisht një republikë për fëmijë, që së shpejti i përfshiu të afërmit dhe miqtë e saj”, thuhet në materialin e ekspozitës. Kjo solli themelimin Virag Egylet Zebegeny (V E Z, Shoqata e Luleve Zebegeny), ku Geraldina e re ishte anëtare. Çdo qytetar i "republikës" mori emrin e një luleje ose të një kafshe. Konteshë Fanny, mori emrin "Luledielli" si presidente e republikës së fëmijëve, ndërsa Geraldina, me pseudonimin e saj të njohur Konteshë Gerry (Zseri në Hungarisht) u quajt "Trëndafili i Bardhë". Ekspozita e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë tregon jetën dhe personalitetin e Geraldinë Apponyi, bashkëshortes së Mbretit Zogu I të Shqipërisë, me titull "Trëndafili i Bardhë - Geraldine", i referohet kësaj tradite të hijshme. Mbretëresha Geraldinë lindi më 6 gusht 1916 në Gjenevë të Zvicrës, në shtëpinë e gjyshes së Saj. Vdiq në Tiranë në moshën 86 vjeçare, më 22 tetor 2002. E mbetur jetime qysh në moshë të vogël, nën përkujdesjen e gjyshërve Aponny, Kontesha Geraldinë u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës. Më pas gjyshërit e Saj Aponny, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës në Austri, ku mbaroi fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare. Kontesha Geraldinë iu përkushtua stenografisë, sociologjisë, historisë dhe letërsisë. Ekspozita është pjesë e Vitit të Kulturës Shqiptaro-Hungareze 2019 dhe organizohet nga Muzeu Kombëtar i Hungarisë dhe Muzeu Historik Kombëtar, si dhe mbështetet nga Ministria Hungareze e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dhe disa institucione kulturore hungareze.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...